Ky është ground sheet origjinal Coody, i projektuar posaçërisht për Coody Hub Air Tent.
Jo najlon universal. Jo zgjidhje e përkohshme.
Është bazë mbrojtëse PVC heavy-duty, e prerë sipas formës së Coody Hub, që vendoset poshtë tendës dhe krijon shtresën e parë të mbrojtjes ndaj tokës.
Pse është i domosdoshëm?
– izolon nga lagështia e tokës
– mbron dyshemenë nga gurët, rrënjët dhe zhavorri
– parandalon depërtimin e ujit nga poshtë
– krijon sipërfaqe të pastër dhe të qëndrueshme për montimin e tendës
Materiali është PVC i trashë, 100% waterproof, rezistent ndaj konsumimit dhe shpimeve të lehta.
Ka unaza metalike të përforcuara në qoshe, për fiksim me kunja në mënyrë që të mos lëvizë në terren të pabarabartë ose me erë.
Paloset lehtë dhe transportohet kompakt.
Pa dramatizim:
Nëse vendos një Coody Hub direkt mbi bar apo zhavorr pa ground sheet — po e konsumon bazën e tendës që në përdorimet e para.
Ky është mbrojtje reale për investimin tënd.
Specifika teknike
-
Produkt: Ground Sheet / bazë mbrojtëse PVC
-
Kompatibilitet: Vetëm për Coody Hub Air Tent
-
Ngjyrë: Beige
-
Material: PVC waterproof heavy-duty
-
Funksion: izolim nga toka + mbrojtje dyshemeje
-
Rezistent ndaj lagështisë, baltës dhe konsumimit
-
Unaza metalike të përforcuara për fiksim
-
Paloset kompakt për transport
-
Vendosje e shpejtë, pa vegla
-
Përdorim: kamping familjar, glamping, qëndrime të gjata











