Ju duhet ndihmë?

069 207 3339

Frigorifer portativ San Hima 95L /Camping Fridge

Marka:
9 persona po e shohin këtë produkt për momentin

80 000 L

Transporti  Llogaritet në momentin e pagesës.

or
Koha e parashikuar e dorëzimit: 5 ditë

Keni ndonjë pyetje?

Na kontaktoni këtu

Ndaje

San Hima 95L Camping Fridge është frigorifer portativ profesional për overlanding, camping dhe udhëtime të gjata me makinë. Me kapacitet të madh 95 litra dhe temperaturë të rregullueshme nga +20°C deri në –20°C, ky model funksionon si frigorifer dhe ngrirës në të njëjtën kohë.

Punon si me 12/24V DC nga makina ashtu edhe me 220–240V AC nga rrjeti elektrik. Pajisja kontrollohet direkt nga paneli digjital ose nga aplikacioni në telefon (Bluetooth), ku mund të ndryshosh temperaturën, mënyrën e punës dhe mbrojtjen e baterisë.

Ka sistem inteligjent të mbrojtjes së baterisë në 3 nivele për të mos e shkarkuar makinën. Dy porta USB të integruara lejojnë karikimin e telefonit ose pajisjeve të tjera gjatë udhëtimit.

Kapaku hapet në të dy drejtimet ose hiqet komplet për akses të shpejtë. Trupi i fortë, dorezat metalike dhe izolimi i trashë e bëjnë ideal për terrene të vështira. Vjen i pajisur me cover izolues që rrit eficiencën termike dhe mbron frigoriferin nga pluhuri dhe goditjet.

I përshtatshëm për familje, ekspedita off-road, camping profesional dhe përdorim komercial.

Karakteristika kryesore:

– Kapacitet i madh 95L
– Temperaturë nga +20°C deri –20°C
– AC / DC (220V & 12/24V makinë)
– Kontroll me aplikacion në telefon
– Mbrojtje inteligjente e baterisë (3 nivele)
– Dy porta USB për karikim
– Kapak me hapje dy-anëshe ose i çmontueshëm
– Panel digjital kontrolli
– Strukturë e fortë për off-road
– Cover mbrojtës i përfshirë
– Konsum i ulët energjie
– Funksion frigorifer + ngrirës

Në paketë përfshihen: frigoriferi, cover izolues, kabllo DC, kabllo AC dhe manual përdorimi.
Frigorifer portativ San Hima 9...

80 000 L