BLUETTI PV200 është panel diellor portativ 200W i projektuar për përdorim real në terren: camping, overlanding, shtëpi rezervë energjie dhe udhëtime off-grid. Është tip foldable (palosës), hapet për disa sekonda dhe vendoset menjëherë drejt diellit falë këmbëve të integruara me kënd të rregullueshëm.
Panelet përdorin qeliza monokristaline me efikasitet të lartë, të mbuluara me shtresë ETFE – kjo do të thotë rezistencë më e madhe ndaj gërvishtjeve, nxehtësisë dhe rrezeve UV, si edhe prodhim më i qëndrueshëm energjie në kushte reale.
PV200 është IP67 rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, pra nuk ka frikë nga shiu apo pluhuri gjatë përdorimit në natyrë. Lidhet direkt me power station-et BLUETTI (dhe shumë marka të tjera) përmes konektorëve standard MC4.
Falë dizajnit ultra-portativ, dorezës së integruar dhe trupit të hollë, transportohet lehtë në bagazh makine, camper, varkë apo edhe në dorë. Është zgjedhje serioze për këdo që kërkon energji diellore reale, jo lodra marketingu.
Ky panel është ideal për të karikuar stacione energjie gjatë ditës dhe për të mbajtur pajisje si frigorifer portativ, drita, laptop, drone, kamera apo pajisje kampingu – pa zhurmë, pa karburant dhe pa erëra.
Specifikat teknike
-
Fuqia maksimale: 200W
-
Lloji i qelizave: Monokristaline
-
Efikasitet i lartë konvertimi
-
Material sipërfaqe: ETFE coating
-
Rezistencë: IP67 (ujë & pluhur)
-
Konektor: MC4 universal
-
Kënd vendosjeje i rregullueshëm: rreth 45° ±10°
-
Dizajn: Foldable (palosës), ultra-portativ
-
Dorezë transporti e integruar
-
Kompatibilitet: Power station BLUETTI + gjeneratorë solarë të tjerë me MC4
-
Përdorim: camping, overlanding, shtëpi rezervë, udhëtime off-grid













