Sobë portative kampingu prej çeliku inox, e projektuar për gatim dhe ngrohje në ambiente outdoor, çadra kampingu, overland dhe ekspedita dimërore.
Konstruksioni është full stainless steel, rezistent ndaj temperaturave të larta dhe korrozionit. Ka sipërfaqe gatimi sipër dhe dy tavolina anësore të palosshme për vendosje enësh ose ushqimi.
Oxhaku i çmontueshëm lejon largimin e tymit jashtë çadrës ose ambientit, ndërsa dera frontale me ventilim siguron djegie të kontrolluar të drurit.
Paloset në formë kompakte për transport dhe ruajtje.
Ideale për:
– Gatim outdoor
– Ngrohje çadre kampingu
– Overland / ekspedita
– Kampe dimërore










