Ndriçuesi LED YJ-07 është një set portativ profesional për kamping, overlanding, peshkim nate dhe punë outdoor. Pajiset me dy panele LED me intensitet të lartë, tripod teleskopik metalik, telekomandë dhe sistem furnizimi 12V për baterinë e makinës ose prizë cigare.
Ky model është menduar për përdorim real në terren: ndriçon zona të mëdha, montohet shpejt dhe transportohet lehtë falë çantës mbrojtëse.
Karakteristikat kryesore
2 panele LED shumë të fuqishme me dritë uniforme
Tripod teleskopik metalik, i palosshëm
Telekomandë për kontroll ON/OFF dhe ndriçim
Furnizim 12V (kapëse për baterinë + prizë makine)
Panelet rrotullohen dhe orientohen individualisht
Kabllo e gjatë për fleksibilitet maksimal
Çantë transporti rezistente
Instalimi brenda pak minutash
Konsum i ulët energjie
Specifikime teknike
Model: YJ-07
Numër produkti: 503
Lloji: Ndriçues LED portativ për kamping
Panelet LED: 2 copë
Furnizimi: DC 12V
Kontroll: Telekomandë + kabllo
Mbajtëse: Tripod metalik teleskopik
Këndi i dritës: i rregullueshëm për secilin panel
Përdorimi: outdoor / automjete / kamping / emergjencë





